Συνολικές προβολές σελίδας

Παρασκευή 21 Μαΐου 2010

UDHEKRYQI I KRIZES NE GREQI

Gjithcka qe do deshironit te dinit per krizen ekonomike

Si nisi e keqia?

E keqia filloi nga lakmia e bankave, te cilat, duke dashur te nxjerin sa me shume fitime, nenvleftesuan reziqet qe mernin persiper duke investuar parat e depozituesve. Fitimet e bankave vinin nga borxhet qe japin dhe jo nga depozitimet, te cilat konsiderohen “passive”. Dhe kjo sepse nga kredite marin interesin, domethene kane fitime, ndersa me depozitimet paguajne interes, pra u krijojne dem. Me qellim qe te ritin fitimet e tyre bankat jepnin sa me shume kredi qe te ishte e mundur.

Cfare ishte subprime?

Ne SH.B.A dhe ne Angli bankat jipnin kredi per blerjen e nje shtepie deri dhe ne 120% te vleres se tij. Ne Sh.B.A kredite qe u jipeshin ne njerez pa pasuri, pa te ardhura dhe si rjedhim pa mundesi per ta clyer emertoheshin subprime dhe ato ishin te parat qe “plasen”, duke shkaktuar nje domino problemesh ne bankat e tjera te botes. Nuk ishin vetem kredit per banesat qe kishin problem, por nje mori kredish dhe investimesh ne produkte te nderlikuara bankare te cilat humben krejtesisht vleren e tyre dhe shkateruan krejtesisht bankat e medha te Sh.B.A-se, si dhe disa nga me te medhat e botes. Keto produkte sot emertohen “toksike”, ndersa perpara pak muajve konsideroheshin si misherim i aktivitetit bankier. Si u krijua problemi me bankat? Me kredit e banesave si dhe kredit toksike te plasin njera mbas tjetres, bankat nuk kishin te ardhura, bankat e tjera – meqenese nuk njihnin se cilat kishin problem me kredit toksike – ndaluan te investonin njera tjetres, dhe perfundimisht te gjitha bankat prene financimet, bizneset nuk mundeshin te funksiononin, ndaluan te paguanin, bene shkurtime, shume u mbyllen dhe keshtu dominoja e krizes pushtoi dhe vazhdon te pushtoj ekonomin boterisht.

Si eshte e mundur qe nje problem i tregut amerikan te shtepive te shkateroj ekonomin e Evropes dhe te gjithe botes?

Nje nga shkaqet e shtrirjes se problemit ne mbare boten eshte edhe globalizmi. Hapja e ekonomive, levizja e lire e kapitalit nga kontinenti ne kontinent dhe nga vendi ne vend, bashkimi i gjithe tregjeve eshte shkaku i “epidemise”. Ne produktet toksike investonin jo vetem bankat amerikane por dhe banka nga gjithe bota. Investonin gjithashtu kompani inshurancash, fondacione sigurimesh, kompani investimi, banka investimi si dhe persona privat.

Cilet jane te ekspozuarit e krizes?

Ne nje fare menyre te gjithe jemi te ekspozuar dhe te ndikuar nga kjo krize, akoma dhe ne qofte se kemi nje llogari te thjesht bankare. Dhe kjo sepse bankat nuk vendosin parat e depozitave tona ne nje kasafort, por i japin borxh ne biznese dhe ne privat, i japin borxh njera tjetres ose i investojne ne cdo lloje produkti bankar apo burse me qellim qe te marin perfitime kolosale. Pra si pasoj cdo qindarke qe kemi depozituar neper banka eshte dhene borxh ose eshte investuar diku.

Perse financieret e medhenj, bankieret, investitoret, ekonomistet nuk parashikuan krizen?

Arsyeja per te cilen asnje nuk parashikoi krizen ishte se askush nuk kishte leverdi qe ta parashikonte. Perkundrazi, te gjithe kishin arsye te konsideronin se te gjitha do te vazhdonin dhe do shkonin mire. Sqarohem : bankat nxjerin fitime kur japin kredi. Sa me shume kredi aq me shume fitime. Sa me shume fitime aq paga me te larta, bonus me te medha per drejtuesit. Ketu fshihet celesi per konceptimin e krizes. Nje bankier amerikan, per shembull, jepte nje kredi per nje shtepi ne nje Amerikan pa depozita dhe pa pasuri. Hipotikonte shtepine. Megjithe se njihte se nuk do te mundej te shlyente kredine meqenese kredimaresi ishte i falimentuar dhe si rjedhoje jo korekt.

Meqenese bankieri amerikan kishte dijeni per rezikun perse jipte kredi?

Sepse aty bente “golin” e madhe qe emertohet «securitization». Domethene grumbullonte te gjitha keto kredi te rezikshme dhe te keqia dhe i emertonte “Secured bond”. Dhe kete e shiste ne bankat e tjera ose ne fondacione sigurimi ose ne investitore, te cilet e blinin sepse ishte nje investim i sigurte. Dhe ishte nje produkt i sigurt sepse e nxirte dhe e tregetonte banka. Keshtu banka mirte nga tregu parat qe kishte dhene tek ata qe nuk ishin korekt me pagesen e kredise. Dhe meqenese merte parat, i jipte serish me kredi ne pagues jo korekt dhe keshtu kishte dhene borxh dyfishin e parave ne dyfishin e paguesve jo korekt. Perse? Per te nxjere me shume fitime dhe te marin drejtuesit bonus me te medha. (Behet fjale per miliarda dollar bonus ne ShBA, miliarda euro ne Evrop dhe miliona euro ne Greqi e Shqiperi.)

Si i justifikonin keto kredi te keqia bankieret?

Thoshin se tregu i shtepive do vazhdoj te kete ngritje, dhe si rjedhim kredit ishin te mbrojtura nga vlerat e banesave. Por kur vlerat e banesave filluan te binin, filluan te dilnin ne shesh dhe keto kredit e keqe. Kur “plasen” kredit, “plasen” dhe “Secured bond”, ato qe sote ne gjuhen bankare emertohen toksike, dhe infektuan sistemin banker mbare boteror dhe fatkeqesisht gjithe deget e ekonomise. Dhe perse nuk parashikuan krizen bankat qendrore, komisionet e tregjeve kapitale, dhe qeverit, me qellim qe te mbronin ekonomit? Arsyet per te cilet asnje nga ligjvenesit nuk kishte parashikuar krizen jane dy: Se pari, sepse seicili shikonte interesin e vet nga pamja e pergjitheshme e ekonomise dhe askush nuk shikonte gjithe ikonen e ekonomise. Shikonin domethene te gjithe nga nje peme (ekonomia topike) dhe askush pyllin (ekonomin globale). Se dyti, sepse askush nuk donte te besonte se vjen nje krize e tille. Akoma dhe bankat qendrore, deshmojne sote se dinin se ekziston nje kredidhenie e cmendur por konsideronin se kredit dhe ngritja e te gjitha vlerave justifikohen nga ritmi i ngritjes se fitimeve te bankave dhe bizneseve. Konsideronin gjithashtu te gjithe se bankieret dinamik jane nje fare “guru” i tregjeve dhe se dinin shume mire se cfare po benin. U vertetua se te vetmen gje qe njihnin ishte te nxjerin bonus per veten e tyre.

Ekziston ndonje qe perfitoi nga kjo krize?

Fatkeqesisht nga kjo krize perfituan vetem ata qe e shkaktuan, domethene drejtuesit e medhenj te bankave investiture qe perfituan bonus kolosale duke shkaktuar fllucken e cila udhehoqi ne krize. Perfitojne gjithashtu ata qe kane kursime kolosale parash dhe te cilet mund te blejne tani prona te lira, bisnese, aksione etj. Por keta jane shume pake, meqenese gjithe te pasurit kane vendosur parat e tyre ne investime te ndryshme te cilat kane falimentuar. Prandaj dhe kjo krize eshte quajtur kriza e krizave. Nderkaq, meqenese nuk ka mbaruar, perkundrazi ka filluar te shtrihet ne ekonomin reale, reziku eshte se do shnderohet ne nje krize te pergjitheshme dhe do perfshije gjithcka.

Ne.Greqi,kush.perfiton.nga.kjo.krize?

Ne qofte se duam te shikojme gjerat me pak humor mund te themi se punonjesit e administrates shteterore greke jane me te perfituarit (per momentin) nga kriza te vetmit boterisht. Dhe kjo sepse nuk rezikon te humbasi punen e tij, nuk rezikon te mos mari rogen e tij pervec se ne qofte se falimenton vendi – dhe mund te bleje shtepi, aksione, automobia, karburant, ushqim, veshje, pushime dhe cdo gje tjeter qe te deshiroje shume me lire. Te gjithe te tjeret jetojne me ankthin e pushimit nga puna, te uljes se roges ose te mbylljes se firmes ne te cilen punojne.

Sa do te zgjasi kjo krize?

Shume mendojne se kjo krize do te zgjasi edhe nje vit, te tjere dy apo tre vjet, te tjere akoma me shume. E verteta eshte se akoma nuk kemi pare thellesine e krizes. Asnje nuk njeh se sa e madhe eshte katastrofa qe ka shkaktuar ne per banka dhe ne qofte se qeverit rezistojne te mbyllin vrimat dhe te shpetojne sistemin banker. Te gjitha masat qe miren zgjidhin nje problem dhe krijojne nje tjeter.

Si transportohet kriza nga bursat ne buxhetin familjare dhe si rjedhoje ne xhepin tone?

Bankat ndalojne te japin kredi dhe ritin shkallen e interest banker te kredive qe kane dhene. Buxheti familjar veshtiresohet te paguaj kestin per clyerjen e borxhit per shtepine per kredit karten etj. Bankat fillojne te sekuestrojne shtepit makinat, dhe familjet reduktojne konsumin e tyre sepse nuk kane para. Njekohesisht bankat nderpresin financimin e bizneseve ose u risin shkallen e interest banker. Firmat e biznesit veshtiresohen te paguajne dhe pushojne punetore nga puna. Njekohesisht jane zvogeluar shitjet e tyre sepse familjet zvogeluan konsumin. Fitimet e tyre kufizohen dhe kalojne ne humbje. Fillojne debimet dhe zvogelimin e rogave, ndersa shume mbyllen krejtesisht. Te gjithe ata qe humbasin punet e tyre nuk kane te ardhura per te konsumuar as per te paguar kredit e tyre bankare. Renia e konsumit vazhdohet duke shkaktuar falimentime te tjera biznesesh dhe problem te reja ne bankat, qe vazhdojne te kufizojne kredit dhe keshtu me radhe. Ky eshte kalimi I krizes nga bankat ne ekonomin reale dhe ne per familje.
Kriza krijon probleme serioze dhe neper firmat e ndryshme te automobilave sepse ne shume raste shitjet e tyre jane pothuajse zero.

I kemi kaluar me te keqiat apo situata do te keqesohet edhe me shume?

Fatkeqesisht nuk kemi kaluar akoma pjesen me te keqe te krizes. Nga sa thone te gjithe financieret boterisht asnje nuk njeh se deri ku harijne demet. Te gjitha varen tashme nga vendimet e udheheqesve Evropian Amerikan Kineze dhe Ruse. Keta njerez do te duhet te marin vendime se ke dhe cfare do te flijojne per te shpetuar ekonomit e tyre. Jane vendime te veshtira dhe me kosto te madhe per te gjithe. Por pergjithesisht shumica besojne se kemi shume muaj akoma perpara se te kuptojme thellesine e krizes dhe te nxjerim perfundimet per kohezgjatjen e saj

Cili eshte skenari me optimist?

Skenari me optimist eshte qe te japin rezultat masat dhe metrat e mara nga qeverit dhe te rivendoset likuiditeti e sistemit banker. Ne qofte se kjo ndodhe, bankat do te rifillojne te investojne serish ekonomin boterore dhe ekuilibri do te vendoset relativisht shpejt.

Cili eshte skenari me pessimist per ekonomin mbareboterore?

Skenari me pessimist eshte te mos japin rezultat metrat e mara prej qeverive meqenese humbjet do te jene shume me te medha nga ato qe mund te japin qeverite, te vazhdoje renia e sistemit banker, zhvleresimi i te gjitha vlerave te coje ne humbje te pasurive, ne mbyllje massive te bizneseve dhe ne numra te medha dyshifrore te papunesise. Nje krize monetare qe do te nenvleftesonte parane do te sillte katastrofen e pergjitheshme te ekonomise mbareboterore.

Cilat vende do te vuajne me shume?

Vendet qe vuajne me shume deri tani jane ato vende qe mireqenia e tyre mbeshtetet ne sistemin e tyre banker, ne bursat dhe ne biznese. Britania dhe Sh.B.A-ja shikojne sistemin e tyre banker te shembet. Bankat heqin me mijera nga nenpunesit e tyre. Firmat industriale zvogelojne prodhimin dhe heqin punetoret e tyre. Vlerat e pronave te palevizeshme dhe e cdo lloj tjeter prone e tyre zvogelohet. E njejta gje ndodh dhe ne vendet e tjera industrial.

Vendet ne zhvillim i shpetojne krizes?

Perkundrazi, vendet ne zhvillim qe ishin mbeshtetur dhe bazuar ne hyrjen e kapitalit te huaj ato u shkateruan. Islanda per shembull qe bazohej ne ekonomin britanike u shkaterua. Gjithashtu Rumania, e cila shijonte nje zhvillim te shpejt ekonomik per shkak te investimeve te huaja, gjendet ne prage te falimentimit. Gjithashtu, vende me ekonomi te dobet, borxhe te madhe, sic eshte Greqia, kane nje problem serioz. Perfundimisht askush nuk do te shpetoje ngakjo krize.

Cilat dege te ekonomise do te kene humbjet me te medha?

Humbjet me te medha deri tani i kane bankat dhe transporti detar. Bankat per arsye se kemi te bejme me nje krize krediti ne radhe te pare, ndersa transporti detar sepse u zvogelua volume i tregetise boterore, rane cmimet e dhenies me qira te anijeve dhe vaporave dhe u shtrenjtesuan borxhet. Meqenese dhenia me qira e anijeve kishte njohur nje ritje te papare dhjetvjecarin e fundit per shkak te ritmit te larte te ekonomise e zhvillimit boteror, ka rezerva te hollash. Por gjerat nuk shkojne mire sepse ne keto caste teprojne vaporat dhe kerkesa mbetet e ulet. Humbje maramendese perballojne te gjitha deget e industries dhe vecanterisht industria e automobilave, por dhe deget e ekonomise dhe te shitblerjeve. Kur keto dege qe jane me te rendesishmet te ekonomise boterore, vuajne, vuajne bashke me to dhe gjithe te tjerat, sepse gjithe aktivitetet ekonomike jane absolutisht te lidhura me to.
Zakonisht kur bien aksionet ngrihet dicka tjeter. Sote bien te gjitha vlerat bashke.

Perse ndodh kjo?

Sepse te gjitha vlerat ngriheshin vitet e kaluara per arsye te pershtypjes se reme se egziston nje sasi e madhe te hollash. Por keto te holla ishin hua dhe tani qe huazimet mbaruan, te gjitha vlerat shemben njekohesisht. Kjo eshte ndryshimi midis investimeve qe kryheshin me para ne dore nga investimet qe beheshin me para hua te mara nga kredi te ndryshme.

Cfare ndryshime do te sjelli kjo krize ne peisazhin ekonomik?

Fillimisht do te zhduken shume bisnese nga keto qe ekzistojne sote. Papunesia do te shtohet, por do te krijohen njekohesisht edhe vende te reja pune ne dege te reja qe deri sote nuk ekzistojne. Shume banka do behen shteterore, meqenese qeverite investojne parat e te tatuarve per ti shpetuar. Njekohesisht do te riten te gjitha kontrollet dhe do te perforcohen mekanizmat e kontrollit te te gjitha shteteve. Kreditimet do te kufizohen dhe kredit e ndryshme do te jipen me veshtiresi me te madhe. Shume veta flasin per nje tip te ri te ekonomise qe nuk do te kujtoje asgje nga te gjitha keto qe denim ne dhjetvjecaret e fundit. Por askush nuk mund te pershkruaj me saktesi se si do te jete kjo ekonomia e re. Sigurisht qe ka te ngjare te mos ndodhi asgje nga te gjitha keto dhe mbas krizes te filloj serish nje ritje e nje zhvillim i ri e cila do te rikrijoje gradualisht nje flucke te ngjashme me kete qe po jetojme sote ose akoma me te madhe.

Eshte e vertet se vdiq kapitalizmi dhe se u rikthyem ne ekonomin shteterore?

E verteta eshte se tregjet nuk mund te vetesinkronizohen. Ose me sakte qe te rikthehen ne ekuilibrin e meparshem pas krizes do te duhet te shkaterohet pjesa me e madhe e komunitetit bisnesmen, te lirohen miliona punonjes dhe te mbizoterojne kushte varferie ne pjesen me te madhe te popullsise. Por keto udheheqin ne shperthime sociale dhe per keto arsye mundemi me siguri tashme te themi se roli i shtetit ne ekonomi duhet te shtohet dhe imoraliteti i tregjeve te kufizohet.

Cilat jane sote investimet me te sigurta dhe me efektive?

Asnje investim nuk eshte sote i sigurt. Deri tani vendosja me e sigurte eshte depozitimi banker. Dhe kjo sepse qeverite kane deklaruar se garantojne sigurimin e depozitave dhe se do mbeshtesin sistemet bankare. Sigurisht, ne qofte se kjo do te vertetohet se nuk eshte e mundur ose ne qofte se deshton apo nuk denjesohen te hollat, atehere dhe depozitimet do te humbasin. Keshilltaret e investimeve keshillojne “shporta” investimi, domethene vendosje te parave ne produkte te ndryshme, sic jane metalet e vlefshme ( ari, argjendi etj), ushqimet (oriz, kafe, caj), nafte etj. Nje shporte e tille konsiderohet e sigurt ne periudha te krizes se madhe.

Investimi ne real state eshte e pershtateshme?

Blerja e nje real state ose toke aty ku kane rene shume cmimet dhe ku inkurajon kursi i këmbimit valutor eshte zakonisht nje investim i zgjuar. Londra per shembull, eshte bere per Greket shume here me e lire se sa ishte me pare, sepse sterlina ka rene afersisht ne 1 euro dhe cmimet e banesave kane rene reth 30% dhe vazhdojne te ulen. Meqenese askush nuk e di se ku ndodhet fundi as per real state ne Londer as per sterlinen, eshte dhe vendimi i veshtire te realizimit te nje investimi te tille ne kete kohe.

Sa i rezikshem eshte investimi neper aksione?

Teorikisht aksionet mund te perbejne nje investim te mire ne nivel nderkombetar sepse kane rene cmimet e tyre. Por kriteret te cilat duhet sote te perdori investitori nuk eshte se sa fitime do te nxjeri nje aksion ne nje kohe te shkurter, por ne qofte se firma qe disponon aksionin do te ekzistoje ne fundin e krizes. Ne qofte se do te kete mundesine te rezistoje dhe te ekzistoje, eshte e sigurte se do ta kete blere lire dhe do te nxjeri fitime te medha. Perpara se te ritet natyrisht ky aksion ka mundesi te bie akoma me shume, atehere investitori do duhet te mendoje ne qofte se ka kohe te mjaftueshme dhe nerva te forta saqe te duroje luhatjet.

Mos valle do duhet te investoj e te bleje ar?

Floriri konsiderohet historikisht investimi me i sigurte ekonomik ne periudha krizash. Tashme cmimi i tij ka tejkaluar 1000 dollar per ons dhe shume vleresojne se sa kriza thellohet floriri do te ritet. Ndoshta do te ndodhi kjo, por ndoshta dhe jo. Asnje nuk njeh se cfare do te ritet dhe se cfare do te bie. Por qe te kete dikush nje pjese te vogel te depozitave te tij ne flori (lira te arta per njerezit e thjesht) nuk demton.

Floriri do te behet mjet shkembimi?

Qe te perdoret perseri floriri si monedh e shkembimit te perditeshme eshte shume ekstreme. Qe te ndodhi kjo do te duhet ne fillim te zhvleftesohen te gjitha monedhat, nje gje qe nuk duket se ka mundesi per te ndodhur ne te ardhmen e afert. Per me teper ne nje rast te tille do te jete kaq e madhe varferia boterore saqe do te jete fyerje te kete dikush florin dhe ta shkembej ate si monedh te perditeshme. Por dhe ne kete rast katastrofa do te jete e tille saqe do duhet te perdori floririn e tij per te blere nje tas me ullinj ose nje pjate me oriz, keshtu qe eshte me mire te kete nje fushe me ullinj.

Cilat jane masat qe propozojne organizatat nderkombetare?

E vetmja zgjidhje qe propozohet deri ne kete cast eshte dhenia e parave ne dore tek bankat dhe ne firmat nga arka shteterore. Te japin domethene para qeverite tek bankat qe te vazhdojne investimin e ekonomise.

Cfare bejne qeverite?

Shumica e qeverive kane dhene tashme shume para tek bankat dhe ne firma te medha dhe do te vazhdojne te japin sa te kene mundesine. E kerkuara eshte se shume nga qeverite, si psh ajo e greqise, nuk kane parat dhe vazhdimisht marin borxh nga huadhenesit nderkombetar, te cilet shfrytezojne varferine kerkojne fajde te larta. Qeverite ne shkembim per parat qe japin tek bankat dhe tek firmat industriale marin aksionet e tyre dhe keshtu rikthehemi ne kontrollin shteteror te bankave dhe te firmave pas shume dekadash privatizimi.

Cila do te jete kostua e zgjidhjeve dhe kush do te paguaj?

Sigurisht qe koston do ta paguaj buxheti shteteror, domethen qytetaret e gjtha shteteve, te cilet do te duhet te paguajne taksa me te medha dhe te gezojne sa me pake sherbime shendetesore falas, arsimi dhe siguracion shoqeror, qe te gjenden parat per shpetimin banker.

Si do te reagojne shoqerite?

Shoqerit nuk kane mundesine per te refuzuar shpetimin e domosdoshem dhe te detyrueshem te sistemit banker. Natyrisht qe kane mundesine e reagimit ne koston e ketyre zgjidhjeve, e cila pritet te zhvillohet me demostrata massive dhe trazira ne te gjithe boten. Dhe kjo eshte pasoje e natyreshme – e funksionimit te një fenomeni sipas disa ligjeve të caktuar e nje krize te madhe ekonomike e cila drejton ne papunesi dhe ne varferi miliona qytetare te pafajshem per shkak te lakmise se tepruar dhe te mangesise se vezhgimit te sistemit ekonomik boteror.

Si do te shmangemi ne te ardhmen kriza te tilla?

Lakmia eshte ne natyren e njeriut dhe eshte shkaku krijues i fenomenit te ekonomise. Por shtetet kane detyrim per kontrolle me te repta dhe shperndarje me te drejte te pasurise. Vetem ndermjet rolit te shteteve dhe te mekanizmave kontrollues mund te shmangen fenomene te tilla ne te ardhmen.

Cfare do te behet mbas krizes? Si do te levizin cmimet e mallrave dhe tregjet mbas krizes?

Reziku me i madh eshte te filloj nje ritje e pakontrolluar e cmimeve te te gjitha vlerave, te aksioneve, te real state, te mallrave dhe te ushqimeve, qe do te coje ne nje flucke te re, inflancion maramendes dhe nje shkaterim te ri shume shpejt.

Si u transportua kriza nderkombetare ne ekonomin greke?

Ekonomia greke eshte pjese e ekonomis evropiane dhe asaj boterore dhe njekohesisht eshte dhe me nje deficit te madh. Qeveria mer hua cdo vit dhjetra million euro (44 sivjet) per te plotesuar nevojat kombetare por dhe perqindjen e interest te borxhit te jashtem te saj, qe harin 250 miliard euro. Ne nje periudh qe huadheniet kane ndaluar, eshte e veshtire te gjenden kredidhenes. Nderkoh bankat greke gjithashtu nuk gjejne lehte te marin para hua nga sistemi nderkombetar dhe keshtu presin kredit dhe krijojne problem ne te gjitha bisneset dhe huamaresit privat.
Cilat jane problemet lokale qe na sjellin ne nje pozicion kaq te veshtire?
Borxhi i larte dhe dificiti tregetar ne mardheniet me jashte i cili afrohet ne 40 miliard euro sivjet, jane dy nga shume problemet e ekonomise greke.
Ne pergjithesi kane problem me te ardhurat. Ekonomia greke bazohet afersisht reth 50% ne buxhetin shteteror i cili ka deficit dhe borxh dhe ne kater dege baze: ne bankat – te cilat kane problem te theksuar, ne transportin detar – qe eshte shkateruar boterisht, ne ndertim – qe ka ngrire, ne turizem – qe sivjet pritet te reduktohet ndjeshem. Te gjitha deget e tjera bazohen dhe mbeshteten ne keto kater dege dhe ne buxhetin shteteror dhe asnje ne kete faze nuk gjenerojne te ardhura. Njekohesisht, mos pagimi i taksave, korupsioni dhe burokracia kane denuar sektorin administrative te shtetit, qe veshtiresohet te japi ndihme ne periudhen e krizes.

Si do ta ndjejne familjet greke krizen?

Mbyllja e bisneseve, reduktimi i konsumit, ritja e papunesise jane pasojat e menjehereshme te krizes ekonomike per familjet greke.
Me perjashtim te nenpunesve ne administraten shteterore, gjithe te tjeret nuk kane mundesine te konsiderojne se kane te sigurte jetegjatesine e firmes ne te cilen punojne as mbajtjen e vendit te punes.
Akoma profesionet e pavarura rezikohen me reduktimin e konsumimit, ndersa perqindja e interesit te kredise qe kane mare riten per te gjithe, duke veshtiresuar keshtu gjendjen akoma me shume.
Nga ana tjeter, nje ndihmese te vogel dhuron reduktimi dhe ulja e cmimeve dhe e inflacionit per arsye te kerkeses se ulet. Ne qofte se ne pergjithesi qeveria vendosi te shtoje tatimet per te perballuar krizen- praktike qe do te vertetohet tragikisht e gabuar-, familjet greke do te vuajne shume me teper.

Ne qofte se NUK kishte Greqia euron dhe ne qofte se nuk ishte ne Bashkimin Evropian, mos ndoshta do te ishte me mire?

Ne qofte se nuk do te kishte euron, nuk do te kishte as dhrahmin. Kushtet nderkombetare jane te tilla saqe dhrahmia do te ishte nenvleftesuar me ritem te pa pare dhe ekonomia greke do te shkateruar plotesisht. Hua nuk do te gjente ne asnje vend dhe do te kishte ndjekur rugen e Islandes, vendit te pare qe u renua nga kriza. E vetmia garanci e Greqise qe ka sote eshte pjesmarja e saj ne BE dhe ne euro.

Ekziston mundesia qe Greqia te zbohet nga BE?

Nuk ekziston ndonje procedure per daljen e nje vendi nga euro dhe BE-ja, ka siguruar dhe garantuar njekohesisht se asnje vend nuk do te largohet apo debohet nga Bashkimi. Gjithashtu filluan te jepen garantime per mbeshtetje ekonomike, e cila sigurisht qe do te shoqerohet me kushtezime teper te renda.

A ekziston mundesia qe Greqia ti rikthehet detyrimisht dhrahmis?

Nuk ekziston ne asnje menyre dhe ne asnje rast qe Greqia ti rikthehet dhrahmis. Akoma dhe ne qofte se BE ia kerkonte nje dicka te tille, nuk do te kishte mundesine qe tia inponoj. Dini ndonje Greke qe do ti thoshin te dorezoje euron dhe te rimari mbrapsh dhrahmit dhe do ta bente? Une besoj se absolutisht asnje…

Cilat jane masat qe do mari qeveria greke?

Qeveria greke ka njoftuar masat e perforcimit te kapitalit banker me 28 miliard euro, masa per zvogelimin e shpenzimeve, ritjen e te ardhurave tatimore.
Mori masa per shperblimet e kryetareve dhe drejtuesve te Firmave Shteterore te Interesit Social si dhe kontrolle ne shperblimet e personelit drejtus te atyre bankave qe perdorin ndihmen shteterore.
Komisioni Evropian ka kundershtime dhe nuk beson ne efektivitetin e masave te qeveris greke dhe pritet te ushtroj presione per marjen e masave te reja.
Ne sirtaret e ministrit te Ekonomis ekzistojne projekte per ritjen e tatimeve megjithese komuniteti boteror leviz ne krahun e kundert.

Cfare masa do mari BE ne qofte se Greqia hyn ne vezhgim?

Komisioni Evropian deri tani mbetet i angazhuar ne objektivin e zvogelimit te borxhit nen 3% te produktit te brendshem bruto.
Kjo llogjike sigurisht nuk mer parasysh rrethanat e tanishme.
Megjithatë, pritet që liderët evropianë do te marrin masa për të mbështetur vendet evropiane dhe të lënë për më vonë objektivin e deficitit.
Ekziston pra vleresimi se Komisioni perfundimisht do te zbusi leht kerkesat per borxhin e Greqise

Ne fund te fundit Greqia do te shpetoj si vend dhe shtet?

Natyrisht. Ketu ka shpetuar per mijera vjet.
Nje krize ekonomike cfare mund ti beje?
Sado qe degjohet pak si démodé… Greqin e shpeton gjithnje kthimi ne vetveten e saj.
Eksporti i Greqis eshte vetem 20% te Produktit të Brendshëm Bruto, duke perfshire dhe te te ardhurave nga turizmi, dhe si rjedhoje nuk do te vuaj dhe shume nga varferia e te tjereve.
Pra dalin te vertet dhe greket e lasht qe thoshin “mbas nje te keqe, do te vije nje e gje e mire”… prandaj duhet sa me pare nje revolucion qe do tna sjelli kete dite te bardhe dhe te mire